motrat

tadi

In a dream I saw lights coming out of your body

march 9—31, 2017

march 9—31, 2017hapësira ekspozuese motrat

Walls echo each other, they interpellate the heuristic decision-makers that stroll between them. These code receivers gain new links in their cognitive maps. Six pieces on these walls—painted by tadi—resonate the opening of the exhibition space named motrat.

Muret e reflektojnë njëri tjetrin, ata e interpelojnë vendimmarrësin heuristik që sillet mes tyre. Këta pranues kodesh fitojnë lidhje të reja në hartat e tyre kognitive. Gjashtë punime në këto mure—të pikturuara nga tadi—rezonojnë hapjen e hapësirës ekspozuese të quajtur motrat.

Les murs résonnent, interpellent des preneurs de décision se promenant au milieu. Les récepteurs de code obtiennent de nouveaux liens pour leurs cartes cognitives. Six peintures de Tadi présentées entre ces murs annoncent l'ouverture de l'espace d'exposition nommé motrat.

Tadi was born in Mitrovica. She graduated with a beachelors degree in painting at the Fine Art University in Prishtina, where she still lives and works as a freelance visual artist.

Tadi ka lindur në Mitrovicë. Ka kryer studimet bachelor për pikturë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në Prishtinë jeton dhe punon si artiste pamore.

Tadi est née à Mitrovica. Elle a obtenu une licence en peinture à l'Université des Beaux-Arts de Pristina, où elle vit et travaille comme artiste visuelle.

Në emër të 80 miliardë njerëzve që kanë ekzistuar deri më tash në planetin Tokë dhe në emër të 7 miliardë banorëve tjerë që janë ende gjallë, e shpallim këtë hapësirë (katin e poshtëm të zyrës së Trembelave) si ambient publik të dedikuar për ekspozita dhe për paraqitje kulturore, estetike e artistike.

Ne i shpallim edhe këto mure si mure për ekspozim. E megjithëse muret janë me rrota, dhe mund të përshtaten për funksione edhe të tjera, ne e ndalojmë një gjë të tillë. S’lejojmë funksion tjetër pos ekspozimit në muret e kësaj hapësire. Nuk është fort me rëndësi nëse është një pikturë që nesër-pasnesër do të kushtojë 42 milionë euro, apo do të jetë një poster që dikush e blen për ta dekoruar banjon. Madje mundet edhe mos të jetë pikturë hiç por tegëll e mbushur me pordhën e freskët të mëngjesit. Në këto mure të hapësirës së shpallur për ekspozim, kemi vendosur që rëndësi kanë veç ekspozitat. Ekspozitat artistike, apo ekspozitat kundër artit, të gjitha janë njësoj.

Në botën që po automatizohet, veprimtaria jonë njerëzore po bëhet gjithmonë e më e lirë, ma kreative. Në vijë me këtë përparim dhe çlirim njerëzoj, tash na duhet gradualisht t’i çlirojmë edhe hapësirat!

Shpallja e hapësirave si ambiente publike është detyrë qytetare.

P.s. Pse Motrat? Sepse: Poshtë patriarkalizmi!

board of organizersFounder

Fanny-Alma Seree

Artistic Director

Nita Salihu

Managing Director

Yll Rugova

addressShaban Polluzha, Nr.3

Objekti Trembelat

10000 Prishtinë, Kosovë

supported byFrabaac

trembelat

Komuna e Prishtines

partnersDervisholli

Sap_

follow ustwitter

facebook

instagram

exhibitions 2017tadi

In a dream I saw lights coming out of your body

mars 9—31, 2017